Çlirohen 26 fshatra në Havixha të Irakut
Komanda e Operacioneve të Çlirimit të rajonit Havixha njoftoi të shtunën se policia federale dhe forcat vullnetare Hashd al-Sha'abi kanë qenë në gjendje të çlirojnë 26 fshatra në këtë rajon.
Siç njofton rrjeti informativ Al Sumaria News, gjeneral Abdulamir Rashid Jarullah, komandant i operacionit të çlirimit të rajonit Havixha, tha se forcat irakiane janë ende duke avancuar dhe kontrollojnë gjysmën e rajonit Havixha në provincën Kirkuk në veri të Irakut. Ndërkohë, Ala al-Ghanemi, zëdhënës i Komandës së Policisë në qytetin Qerbela, njoftoi për zbatimin e operacioneve ushtarake parandaluese në thellësitë e rajoneve veriore të provincës Qerbela, duke thënë se operacionet u kryen për të ofruar siguri dhe stabilitet në rajon në prag të Ditës së Ashuras. Al-Ghanemi tha se më shumë se 160 raketa dhe mortaja u zbuluan nga brigada e tretë e policisë së Qerbelasë në operacionet parandaluese. Komanda Operative e Bagdadit njoftoi se forcat irakiane kanë asgjësuar anëtarët e një grupi të komandantëve të mëdhenj të ISIS dhe një numër elementësh kamikazë në lagjen Al-Melali, pranë Bagdadit.