Erdogan: Mosadi është implikuar në referendumin e Kurdistanit irakian
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60391-erdogan_mosadi_është_implikuar_në_referendumin_e_kurdistanit_irakian
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se agjencia e spiunazhit të Izraelit, Mosad, ka luajtur një rol në referendumin e fundit mbi pavarësinë e Kurdistanit në Irakun e veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 30, 2017 17:37 Europe/Tirane
  • Erdogan: Mosadi është implikuar në referendumin e Kurdistanit irakian

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se agjencia e spiunazhit të Izraelit, Mosad, ka luajtur një rol në referendumin e fundit mbi pavarësinë e Kurdistanit në Irakun e veriut.

Gjatë një fjalimi televiziv në qytetin turk të Erzurumit të shtunën, Erdogan shprehu keqardhjen se kurdët irakianë e kishin festuar referendumin e fundit të pavarësisë me flamuj izraelitë. "Kjo tregon një gjë, se kjo administratë (në Irakun e veriut) ka një histori me Mosadin, ata janë bashkë ", tha Erdogan. "A e dini se çfarë po bëni? Vetëm Izraeli ju përkrah," shtoi ai. Erdogan u zotua se Kurdistani i Irakut "do të paguajë një çmim" për referendumin e "papranueshëm" të pavarësisë. "Në Irakun e veriut nuk është duke u themeluar një shtet i pavarur, por përkundrazi është hapur një plagë vazhdimisht gjakderdhëse," tha ai. "Nga shpërfillja e këtij realiteti nuk përfitojmë as ne, as vëllezërit tanë kurdë në Irak", tha Erdogan, duke u bërë thirrje kurdëve irakianë të "zgjohen nga kjo ëndërr" e pavarësisë.