Çlirohen fushat e naftës Alas në Irak
Hadi al-Ameri, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Badr dhe komandant i forcave të mobilizimit popullor irakian, njoftoi çlirimin e plotë të fushave të naftës Alas në provincën Salahudin.
Siç njofton rrjeti informativ Al Sumaria News, bazuar në një burim lokal në provincën Kirkuk (në veri të Irakut), grupi terrorist ISIS ka djegur dy puse në fushat e naftës Alas në malet Heramin në provincën Salahudin. Thuhet se ISIS synon të djegë këto puse të naftës, për të ngadalësuar progresin e forcave irakiane dhe të parandalojë sulmet ndaj forcave të tij në fushën e betejës. Shefi i policisë federale irakiane, Shaker Xhoudet, në një intervistë me rrjetin e lajmeve Al-Mejadin të Libanit, tha se "Forcat e Armatosura të Irakut çliruan distriktin strategjik al-Fat’he nga okupimi i terroristëve të ISIS". Xhoudet shtoi: "Këto forca tani po kërkojnë vendstrehimet e terroristëve dhe po pastrojnë zonën për kthimin e refugjatëve".