Forcat e regjimit al-Khalifa sulmojnë zimbajtësit huseinianë
(last modified Mon, 02 Oct 2017 05:37:46 GMT )
Tetor 02, 2017 07:37 Europe/Tirane
  • Forcat e regjimit al-Khalifa sulmojnë zimbajtësit huseinianë

Në ditën e ashures, forcat e regjimit al-Khalifa në Bahrejn, kanë sulmuar zimbajtësit huseinianë në qytetin A’ali.

Lajmi bëhet i ditur nga kanali Press Tv, sipas të cilit forcat e regjimit al-Khalifa ndaj zimbajtësve huseinianë kanë përdorur dhunë dhe gaz lotsjellës. Në përfundim të ceremonisë së Ashures në Manama, forcat e regjimit al-Khalifa kanë arrestuar Abdul’amir Beladi, organizatori i kësaj ceremonie. Vlen të theksohet se regjimi al-Khalifa i Bahrejnit, prej nisjes së revolucionit më 14 shkurt 2011, ka vendosur masa të ashpra dhe të dhunshme ndaj aktiviteteve fetare dhe sidomos ndaj shiitëve në ceremoninë e Ashures. 12 Muharremi është dita e martirizimit të imam Huseinit (as), imamit të tretë të myslimanëve shiitë të botës.

 

 

Tags