Asad: Miqtë e Damaskut do të përfshihen në rindërtimin e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60545-asad_miqtë_e_damaskut_do_të_përfshihen_në_rindërtimin_e_sirisë
Presidenti sirian theksoi se vendet që qëndrojnë përballë terrorizmit së bashku me popullin sirian do të marrin pjesë në procesin e rindërtimit të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2017 15:52 Europe/Tirane
  • Asad: Miqtë e Damaskut do të përfshihen në rindërtimin e Sirisë

Presidenti sirian theksoi se vendet që qëndrojnë përballë terrorizmit së bashku me popullin sirian do të marrin pjesë në procesin e rindërtimit të Sirisë.

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve Sana, Bashar Asad, president i Sirisë, të hënën në takim me një delegacion biznesmenësh dhe një numër të drejtorëve dhe përfaqësuesve të kompanive të mëdha ruse në Damask, sukseset e ushtrisë siriane ia ka atribuuar miqve të Damaskut dhe ka thënë: Siguria që vjen si pasojë e këtyre sukseseve hap rrugën për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Bashar Asad shtoi: "Kjo siguri do të çojë në transformimin ekonomik dhe do të iniciojë procesin e rindërtimit në Siri". Kiril Mladotsov, zëvendësministër i energjisë i Rusisë, kryeson delegacionin ekonomik, që përfaqëson qeverinë ruse në Siri. Në tetor të vitit 2015, pas miratimit të parlamentit rus me kërkesën zyrtare të Sirisë, filluan sulmet ajrore nga ushtria ruse e cila ishte vendosur në bazën ushtarake Hmeim.