Kushtet e rënda të grave palestineze të burgosura nga regjimi sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60557-kushtet_e_rënda_të_grave_palestineze_të_burgosura_nga_regjimi_sionist
Avokati mbrojtës i komitetit për çështjet e të burgosurve dhe të të liruarve palestinezë, ka thënë se kushtet dhe gjendja e grave palestineze që mbahen në burgjet e regjimit sionist janë tepër të rënda.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 03, 2017 09:09 Europe/Tirane
  • Kushtet e rënda të grave palestineze të burgosura nga regjimi sionist

Avokati mbrojtës i komitetit për çështjet e të burgosurve dhe të të liruarve palestinezë, ka thënë se kushtet dhe gjendja e grave palestineze që mbahen në burgjet e regjimit sionist janë tepër të rënda.

Hanan Khatib, avokat mbrojtës i komitetit për çështjet e  të burgosurve dhe të të liruarve palestinezë ka thënë: 24 gra palestineze që mbahen në burgun Ramun të regjimit sionist, vuajnë nga keqtrajtimet e egra të rojeve të burgut. Shumica e këtyre femrave janë me burgim të përkohshëm dhe administrata e burgjeve të Izraelit vazhdimisht dhe në mënyrë të qëllimshme shtyn procesin e gjykimit të tyre. Më herët rojet e burgut Ramun të regjimit sionist ndaj të burgosurave femra kanë lëshuar gaz lotsjellës dhe kanë ushtruar dhunë. Organizatat ndërkombëtare, si Amnesty International kanë kërkuar hetimin e sjelljeve të ushtarakëve sionistë ndaj të burgosurve palestinezë. Në burgjet e regjimit sionist mbahen të burgosur 7 mijë palestinezë prej të cilëve 56 janë femra dhe 350 janë fëmijë.