Një dron amerikan rrëzohet në kryeqytetin e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60575-një_dron_amerikan_rrëzohet_në_kryeqytetin_e_jemenit
Forcat jemenase kanë rrëzuar një dron amerikan që i përkiste agresorëve saudit dhe që ishte duke fluturuar mbi qiellin e Sanasë, kryeqytetit të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 03, 2017 07:26 Europe/Tirane
  • Një dron amerikan rrëzohet në kryeqytetin e Jemenit

Forcat jemenase kanë rrëzuar një dron amerikan që i përkiste agresorëve saudit dhe që ishte duke fluturuar mbi qiellin e Sanasë, kryeqytetit të Jemenit.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se një burim ushtarak i Jemenit ka deklaruar se forcat kundërajrore të lëvizjes Ansarullah të Jemenit sot në mëngjes (të dielën) kanë rrëzuar një dron spiunazhi të Arabisë Saudite në rajonin Xhadr në veri të Sanasë gjatë kohës kur ai ishte duke fluturuar mbi aeroportin ndërkombëtar të Sanas. Ky dron ishte prodhim amerikan. Komanda qendrore e ushtrisë amerikane gjithashtu të hënën ka konfirmuar se një dron i ushtrisë së këtij vendi i llojit "MQ-9" është rrëzuar të dielën në Jemen.