Parlamenti i Irakut sot përcakton fatin e deputetëve kurdë
(last modified Tue, 03 Oct 2017 12:36:53 GMT )
Tetor 03, 2017 14:36 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Irakut sot përcakton fatin e deputetëve kurdë

Parlamenti i Irakut sot (të martën) do të votojë pezullimin e mandatit të deputetëve kurdë të Partisë Unioni Demokratik i Kurdistanit të Irakut për shkak të referendumit për pavarësi dhe ky veprim krijon kushtet edhe për gjykimin e tyre.

Gjithashtu, mendohet se Parlamenti i Irakut do të thërrasë në interpelancë edhe presidentin e këtij vendi. Gazeta "Ikadh" e Arabisë Saudite në një raport të saj ka shkruar se Parlamenti i Irakut sot gjatë një procesi të votimit, do të pezullojë mandatin e deputetëve kurdë të cilët kanë votuar pro pavarësisë së Kurdistanit nga ky vend dhe që i përkasin Partisë Unioni Demokratik i Kurdistanit dhe në këtë mënyrë i dorëzon ata në Gjykatën Federale për tu dënuar. Kjo është në kohën kur Parlamenti synon të thërrasë në interpelancë Fuad Masum, presidentin e Irakut, në lidhje me shkeljen e Kushtetutës me organizmin e referendumit në rajonin e Irakut. Thirrja në interpelancë e presidentit të Irakut është paraqitur pas një memorandumi parlamentar për shkarkimin e tij, mirëpo deputetët kanë mosmarrëveshje në lidhje me shkarkimin e presidentit të këtij vendi. Disa deputet besojnë se nuk ka nevojë që të shkarkohet presidenti, sepse ai nuk ka marrë pjesë në referendum përkundër atyre që kanë marrë pjesë në referendum dhe Parlamenti do të vendos masa ndëshkuese ndaj tyre. Disa deputet të tjerë që janë shumicë gjithashtu besojnë se presidenti i Irakut nuk ka marrë kurrfarë masash ndaj krizës së referendumit. Ata sjelljen e presidentit irakian në lidhje me këtë çështje e konsiderojnë një lloj neglizhence e cila është zhgënjyese. Kushtetuta e Irakut gjithashtu në lidhje me shkarkimin e presidentit i jep një kompetencë Parlamentit dhe ajo është kjo që Parlamenti me shumicë absolute mund ta shkarkojë presidentin në rast të shkeljes së Kushtetutës ose shkeljes së betimit të Kushtetutës ose për shkak të ndonjë tradhtie të madhe.

Tags