Vdes ish-presidenti i Irakut Talabani
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60601-vdes_ish_presidenti_i_irakut_talabani
Ish-presidenti irakian dhe lideri i kurdëve, Xhelal Talabani ka vdekur në moshën 83-vjeçare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2017 13:21 Europe/Tirane
  • Vdes ish-presidenti i Irakut Talabani

Ish-presidenti irakian dhe lideri i kurdëve, Xhelal Talabani ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Televizioni shtetëror irakian raporton se Talabani ka vdekur më 3 tetor në një spital në Gjermani. Një mik i afërt i familjes dhe një zyrtar i lart kurd në Erbil, janë cituar të kenë thënë se Talabani ka vdekur pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar më 3 tetor. Talabani kishte pësuar goditje më 2012 dhe ishte dërguar në një spital në Gjermani për trajtim mjekësor.