Abadi paralajmëron për lëvizjet ushtarake të kurdëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60611-abadi_paralajmëron_për_lëvizjet_ushtarake_të_kurdëve
Kryeministri irakian paralajmëroi për lëvizjet ushtarake të forcave kurde Peshmerga në zona të diskutueshme, të cilat ai i përshkroi si akte provokative dhe i quajti të rrezikshme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 03, 2017 21:01 Europe/Tirane
  • Abadi paralajmëron për lëvizjet ushtarake të kurdëve

Kryeministri irakian paralajmëroi për lëvizjet ushtarake të forcave kurde Peshmerga në zona të diskutueshme, të cilat ai i përshkroi si akte provokative dhe i quajti të rrezikshme.

Deputeti i Irakut Xhasim Muhamed Xhafar tha sot: "Masud Barzani, kreu i Rajonit të Kurdistanit irakian, ka urdhëruar forcat Peshmerga që të qëllojnë puset e naftës në Kirkuk në rast se ushtria irakiane u afrohet puseve të naftës”. Kryeministri irakian  Heidar Abadi të martën në mbrëmje u bëri thirrje autoriteteve kurde të Irakut që të heqin  dorë nga pushteti në zonat e diskutuara dhe i kërkoi Erbilit që t'i administrojë këto zona bashkërisht me qeverinë federale. Abadi i paralajmëroi autoritetet në rajonin e Kurdistanit të përmbahen nga dërgimi i trupave në Kirkuk, pasi ky është një veprim i rrezikshëm. Kryeministri i Irakut gjithashtu vuri në dukje se vendimet e qeverisë qendrore irakiane kundër autoriteteve të rajonit kurd nuk përfshijnë qytetarët kurdë. Abadi e konsideroi kushtetutën irakiane si "referencë dhe parim" në bisedimet me rajonin e Kurdistanit dhe deklaroi se, respektimi i kushtetutshmërisë nga rajoni kurd dhe shfuqizimi i rezultateve të referendumit, është kushti kryesor i qeverisë irakiane për të hyrë në negociata me Erbilin .