Një javë zi për vdekjen e Xhelal Talebanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60627-një_javë_zi_për_vdekjen_e_xhelal_talebanit
Rajoni i Kurdistanit të Irakut, ka shpallur një javë zi për vdekjen e Xhelal Talebanit, ish presidentit të Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 04, 2017 08:01 Europe/Tirane
  • Një javë zi për vdekjen e Xhelal Talebanit

Rajoni i Kurdistanit të Irakut, ka shpallur një javë zi për vdekjen e Xhelal Talebanit, ish presidentit të Irakut.


Ish-presidenti irakian dhe lideri i kurdëve, Xhelal Talebani ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Televizioni shtetëror irakian raporton se Talebani ka vdekur më 3 tetor në një spital në Gjermani. Një mik i afërt i familjes dhe një zyrtar i lart kurd në Erbil, janë cituar të kenë thënë se Talebani ka vdekur pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar më 3 tetor. Talebani kishte pësuar goditje më 2012 dhe ishte dërguar në një spital në Gjermani për trajtim mjekësor. Talebani, lider veteran i përpjekjeve të kurdëve për vetëvendosje, ishte zgjedhur president në 2005-ën, dy vjet pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja, që hoqi nga pushteti diktatorin Saddam Hussein. Ai ishte presidenti i shtatë i Irakut, njëherësh presidenti i parë i vendit që nuk ishte arab. Talebani u largua nga pushteti në vitin 2014.