Terroristët e ISIS dëbohen nga provinca Hama
Një grup i ashtuquajtur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut deklaroi se forcat e ushtrisë siriane, të mbështetur nga luftëtarë të aleatëve nga grupet e mbrojtjes popullore, kanë dëbuar terroristët e ISIS nga pozicionet e tyre të fundit në provincën perëndimore të Hamas.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha të mërkurën se për herë të parë në tre vjet terroristët e ISIS nuk ishin më të pranishëm në provincën Hama. Drejtori i observatorit, Rami Abdel Rahman, tha se forcat qeveritare siriane "arritën të marrin kontrollin e të gjitha fshatrave të mbetura në duart e ISIS-it në provincën Hama pas më shumë se një muaj përleshjesh të ashpra mes të dy palëve". Grupi i monitorimit me bazë në Britani më tej vuri në dukje se më shumë se 400 terroristë të ISIS dhe gati 190 ushtarë sirianë dhe luftëtarë pro-qeveritarë ishin vrarë në luftime. Ndërkohë, shumë prej terroristëve të ISIS janë vrarë dhe plagosur pasi avionët sirianë sulmuan pozicionet e tyre dhe konvojet e automjeteve në periferi të qytetit Salamiah, 33 kilometra në juglindje të qytetit Hama. Një burim ushtarak, duke folur në kushte anonimiteti, i tha agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë ,SANA, se sulmet ajrore shkatërruan automjetet e ISIS dhe vranë dhjetëra terroristë pranë fshatrave të Xhib Aid dhe al-Maksar al-Xhanubi. Avionët sirianë gjithashtu bombarduan pozicionet e ISIS në qytetin Majadin, rreth 44 kilometra në juglindje të Deir al-Zurit, dhe në qytetet e Bokrus, Xhadid Ekedat dhe al-Bolil. Ushtria siriane dhe forcat e saj aleate arritën të marrin nën kontroll të plotë shumë rajone pranë kufirit të Sirisë me Jordaninë. Ato morën kontrollin e nëntë zonave kufitare nga pika 177 deri në pikën 185, të cilat konsiderohen si linjat kryesore të mbrojtjes së terroristëve të sponsorizuar nga jashtë në Sirinë jugore.