Boruxherdi takohet me Bashar Asad në Damask
(last modified Thu, 05 Oct 2017 12:50:26 GMT )
Tetor 05, 2017 14:50 Europe/Tirane
  • Boruxherdi takohet me Bashar Asad në Damask

Kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit gjatë vizitës së tij në Damask është takuar me Bashar Asad, presidentin e Sirisë.

Alaudin Boruxherdi, kryetari i komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit i cili në krye të një delegacioni parlamentar po qëndron për një vizitë në Damask, të enjten është takuar me presidentin sirian Bashar Asad me të cilin ka biseduar në lidhje me çështje me interes të përbashkët, zhvillimeve aktuale të Sirisë dhe të rajonit si dhe rreth vazhdimit të luftës kundër grupeve terroriste në Siri. Boruxherdi pas këtij takimi ka mbajtur një konferencë për shtyp në Damask në të cilën theksoi: "Republika Islamike e Iranit ka gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në rindërtimin e rajoneve të shkatërruara nga grupet terroriste. Gjatë takimit me Hamude Sabagh, kryetarin e Parlamentit të Sirisë, i është dorëzuar atij mesazhi i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit. Në takim me Valid Moalem, ministrin e punëve të jashtme të Sirisë, gjithashtu është biseduar rreth zhvillimeve më të fundit në rajon". Z. Boruxherdi gjithashtu referendumin e fundit në rajonin e Kurdistanit të Irakut e quajti plotësisht të papranueshëm dhe tha se kontaktet dhe bisedimet po vazhdojnë në nivelin më të lartë mes autoriteteve të Iranit dhe Irakut dhe Irani nuk do të lejojë kurrë krijimin e një "izraeli të ri" në rajon.  

Tags