Së shpejti 600 terroristë do të largohen nga Damasku
(last modified Thu, 05 Oct 2017 13:02:18 GMT )
Tetor 05, 2017 15:02 Europe/Tirane
  • Së shpejti 600 terroristë do të largohen nga Damasku

Burimet informative të opozitarëve sirianë kanë thënë se në bazë të një marrëveshje mes qeverisë së Sirisë me opozitarët e armatosur të pranishëm në lagjen Al-Kadam të Damaskut, kryeqytetit të Sirisë, 600 terrorist të këtij rajoni do të largohen në drejtim të Idlibit dhe Xheblusit në veriperëndim të Sirisë.

Në shtator disa burime gjithashtu kanë bërë të ditur marrëveshje për pajtim në lagjen Al-Kadam në Damask  që në bazë të kësaj marrëveshje personat të cilët janë të interesuar të largohen në drejtim rajoneve veriperëndimore të Sirisë do të thotë Idlibit, mund të shkojnë atje dhe në të kundërtën një numër i banorëve të qyteteve me myslimanë shiitë Kafraja dhe Al-Foua do të largohen nga ky rajon. Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se burimet informative nga lagjja Al-Kadam e Damaskut sot (të enjten) me anë të një deklarate, kanë thënë se në bazë të marrëveshjes së arritur mes qeverisë së Sirisë dhe opozitarëve të armatosur, qindra terroristë të armatosur të cilët aktualisht ndodhen në këtë lagje, por presin autobusët që do t'i dërgojnë ata në veriperëndim të Sirisë. Një pjesë e madhe e lagjes Al-Kadam të Damaskut është pushtuar nga opozitarët e armatosur, ndërkohë se qeveria e Sirisë kontrollon pjesën veriperëndimore të kësaj lagje dhe në këtë zonë ka për disa vite ka mbretëruar qetësi relative si rezultat i një marrëveshje armëpushimi. Laghja Barzah e Damaskut gjithashtu gjatë muajve të kaluar ka vendosur një armëpushim të ngjashëm. Gjeneral Igor Kunashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, gjithashtu ka deklaruar se forcat ajrore të këtij vendi kanë shkatërruar depon më të madhe të armëve dhe municionit të terroristëve të grupit Tahrir Al-Sham në afërsi të lagjes Abu Al-Duhur në qytetin Idlib. Kunashekov më parë ka thënë se gjatë sulmeve ajrore të fundit Abu Muhamed Al-Xheovlani, lideri i grupit terrorist Fronti Nusra është plagosur rëndë dhe ka humbur njërën dorë.

Tags