Forcat jemenase sulmojnë bazat e mercenarëve sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60789-forcat_jemenase_sulmojnë_bazat_e_mercenarëve_sauditë
Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit, duke reaguar ndaj agresionit ushtarak të Arabisë Saudite në Jemen, kanë sulmuar bastionet e mercenarëve sauditë në provincën Bidha në qendër të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 06, 2017 10:15 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë bazat e mercenarëve sauditë

Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit, duke reaguar ndaj agresionit ushtarak të Arabisë Saudite në Jemen, kanë sulmuar bastionet e mercenarëve sauditë në provincën Bidha në qendër të Jemenit.

Sipas një njoftimi të Al Alam, forcat jemenase kanë sulmuar bazën Ain e cila ishte pikë përqendrimi e mercenarëve të Arabisë Saudite. Sulmi është kryer me raketa dhe njoftohet për shumë dëme në njerëz dhe materiale. Ushtria e Jemenit gjithashtu ka bllokuar përpjekjet e mercenarëve sauditë për të depërtuar në kodrat Maxhala dhe Khazan në provincën Taiz. Ndërkohë avionët luftarakë të Arabisë Saudite ditën e mërkurë kanë sulmuar provincat Saade dhe Huxha në veri dhe veriperëndim të Jemenit, duke lënë të vrarë 17 civilë mes tyre gra dhe fëmijë. Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika dhe disa aleatë të rajonit, prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit. Sulmet nga toka, ajri dhe deti të Arabisë Saudite deri tani kanë lënë mbi 13 mijë civilë të vdekur, kanë plagosur me mijëra të tjerë, kanë detyruar të shpërngulen me miliona jemenas si dhe kanë shkatërruar tejmase infrastrukturën e këtij vendi.