Vriten më shumë se 80 talebanë në Afganistan
Më shumë se 80 elementë talebanë u vranë në sulmet ajrore të fundit në provincën veriore Konduz, njoftojnë mediat lokale të premten.
88 elementë talebanë u vranë dhe 78 të tjerë u plagosën gjatë sulmit ajror të ushtrisë afgane në provincën veriore Konduz gjatë gjashtë ditëve të fundit, njofton agjencia e lajmeve IRIB. Forcat e Ushtrisë Afgane tani kanë intensifikuar sulmet e tyre ajrore kundër elementëve të opozitës së qeverisë. Qindra kundërshtarë qeveritarë, duke përfshirë grupin Taleban dhe grupin terrorist ISIS, janë vrarë në sulmet ajrore në pjesë të ndryshme të vendit, njoftojnë zyrtarët ushtarakë afganë. Sipas tyre, se talebanët kishin programuar sulme të gjera në këtë rajon por që kanë marrë përgjigjen e duhur nga forcat afgane të sigurimit.