Regjimi sionist plagos 5 palestinezë në Gaza
5 palestinezë janë plagosur në lindje të Gazës pas një sulmi të sionistëve.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve IRIB sipas të cilës forcat sioniste në përleshjet me palestinezët në zonën Em Huseinie në lindje të kampit Berixh pjesë e rajonit të Gazës, kanë përdorur armët e zjarrit ndaj civilëve dhe kanë plagosur 5 palestinezë. Përveç kësaj shumë të pranishmit kanë hasur probleme në frymëmarrje për shkak të gazit lotsjellës. Që nga nisja e Intifadës së tetorit të vitit të kaluar, të rinjtë palestinezë çdo të premte organizojnë protesta në lindje të gazës. Këtyre protestave dhe protestave të palestinezëve në rajone të ndryshme, forcat sioniste u përgjigjen me forcë dhe dhunë. Intifada e tretë e palestinezëve ka nisur prej tetorit të vitit të kaluar për shkak të veprimeve dhe provokimeve të kolonëve sionistë dhe forcave sioniste kundër xhamisë Al Aksa.