Zbulohen 10 varre masive në Havixha
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60907-zbulohen_10_varre_masive_në_havixha
Forcat vullnetare irakiane nga Njësitë e Mobilizimit Popullor kanë zbuluar 10 varre masive që përmbajnë trupat e forcave të sigurisë dhe civilëve, të cilët besohet të jenë ekzekutuar nga terroristët e ISIS , në periferi të qytetit të çliruar kohët e fundit të Havixhas në provincën Kirkuk.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2017 15:27 Europe/Tirane
  • Zbulohen 10 varre masive në Havixha

Forcat vullnetare irakiane nga Njësitë e Mobilizimit Popullor kanë zbuluar 10 varre masive që përmbajnë trupat e forcave të sigurisë dhe civilëve, të cilët besohet të jenë ekzekutuar nga terroristët e ISIS , në periferi të qytetit të çliruar kohët e fundit të Havixhas në provincën Kirkuk.

Zyra e medias e forcave vullnetare, e njohur zakonisht si Hashd al-Sha'abi, njoftoi në një deklaratë të shtunën se zbulimi është bërë gjatë një spastrimi në jugperëndim të qytetit Havixha, që ndodhet 45 kilometra në perëndim të Kirkukut, njoftoi rrjeti televiziv al-Sumaria News. Deklarata shtoi se në mesin e viktimave ka pasur gra dhe fëmijë, duke vënë në dukje se luftëtarët Hashd al-Sha'abi po koordinonin veprimet me ekipet kompetente për identifikimin e viktimave. Ndërkohë, forcat e Hashd al-Sha'abit kanë zbuluar një strukturë të paraburgimit në Havixha, e përdorur nga terroristët e ISIS për të burgosur njerëzit ku të burgosurit u nënshtroheshin formave të ndryshme të torturës. Komandanti i operacionit për çlirimin e Havixhas, gjeneral-lejtnant Abdul Amir Jarallah, tha të shtunën se Forcat e Policisë Federale, forcat e reagimit të shpejtë të Ministrisë së Brendshme dhe luftëtarët pro-qeveritarë kishin arritur të kontrollonin mbi 150 fshatra në rrethinat Havixhas dhe kanë vrarë 385terroristë të ISIS-it, duke përfshirë pesë snajperë, dhe arrestuan gjashtë të tjerë gjatë operacionit. Ai shtoi se forcat e qeverisë irakiane dhe aleatët e tyre kishin shkatërruar gjithashtu 95 autobomba si dhe 422 pajisje shpërthyese. Jarallah shtoi se forcat irakiane gjithashtu zbuluan një sasi të konsiderueshme të municioneve dhe shkatërruan 25 fortifikime, 10 depo të armëve, 15 shtëpi të bllokuara dhe dhjetë tunele të terroristëve të ISIS.