Barzani bie dakord për organizimin e bisedimeve me Bagdadin
Masud Barzani kryetar i rajonit të Kurdistanit të Irakut është takuar me Ajad Alavi dhe Osama Naxhafi, dy zv/presidentë të Irakut me të cilët ka rënë dakord për nisjen e bisedimeve me qeverinë e Bagdadit për zgjidhjen e problemeve të krijuara nga organizimi i referendumit separatist të rajonit të Kurdistanit.
Pas organizimit të referendumit më 25 shtator, rajoni i Kurdistanit të Irakut është përballur me probleme serioze në marrëdhëniet me Bagdadin zyrtar. Masud Barzani dhe 2 zv/presidentët e Irakut u takuan në kuadër të ceremonisë mortore të Xhelal Talebanit ish president i Irakut. Ata kanë rënë dakord për nisjen e bisedimeve të Erbilit dhe Bagdadit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të krijuara pas organizimit të referendumit separatist. Më herët Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut kishte deklaruar se kushtetuta është referenca bazë në bisedimet më rajonin e Kurdistanit të Irakut. Ditën e premte ministria e jashtme e Irakut gjithashtu u ka kërkuar Iranit dhe Turqisë që të mbyllin kufijtë e tyre me Kurdistanin dhe të pezullojnë tregtinë e naftës me këtë rajon.