Vriten disa krerë të ISIS në provincën Diale
Disa prej krerëve të grupit terrorist ISIS janë vrarë në një sulm ajror të ushtrisë irakiane në provincën Diale.
Kolonel Muzaher Ezavi komandat i ushtrisë irakiane në një intervistë për agjencinë Sumarie News deklaroi: Avionët luftarakë të Irakut kanë sulmuar bastionet e terroristëve në rajonin Huz Zur që ndodhet 40 km në verilindje të Bakubas, qendër e provincës Diale në Irak, ku kanë vrarë të paktën 4 krerë të grupit terrorist ISIS. Ministria e brendshme Irakut gjithashtu ka njoftuar se në 3 sulme të ushtrisë kundër terroristëve në provincën Diale janë vrarë të paktën 46 terroristë të ISIS. Ushtria irakiane deri tani ka arritur të çlirojë 90% të territoreve të vendit të pushtuara nga ISIS në vitin 2014.