Bagdadi miraton sanksione të reja kundër rajonit të Kurdistanit të Irakut
(last modified Mon, 09 Oct 2017 12:13:44 GMT )
Tetor 09, 2017 14:13 Europe/Tirane
  • Bagdadi miraton sanksione të reja kundër rajonit të Kurdistanit të Irakut

Qeveria qendrore e Irakut ka deklaruar se në përgjigje ndaj shkeljes së Kushtetutës dhe organizimit të referendumit për pavarësinë e rajonit të Kurdistanit, Bagdadi do të marrë masa të reja ndëshkuese kundër pushtetit lokal të Kurdistanit të Irakut.

Agjencia e lajmeve Bagdad News njoftoi se sipas një deklarate të qyrës së Hejdar Ebadi, kryeministrit të Irakut, pakoja e re e masave ndëshkuese kundër rajonit të Kurdistanit të Irakut është miratuar nga qeveria dhe theksohet se këto masa ndëshkuese nuk do të përfshinë qytetarët kurdë të Irakut. Prioritet e qeverisë së Irakut vazhdon të mbetet lufta kundër ISIS dhe kundër grupeve të tjera terroriste dhe garantimi i sigurisë për kufijtë e Irakut. Qeveria e Irakut ka marrë vendim që rrjeti i telekomunikacionit dhe i celularëve të vendoset nën kontrollin e qeverisë qendrore të Bagdadit. Qeveria e Irakut ka kërkuar nga Irani dhe Turqia gjithashtu që të mbyllin të gjitha korridoret kufitare me rajonin e Kurdistanit të Irakut deri në kohën kur qeveria qendrore e Irakut të marrë ato nën kontroll, si dhe të ndërpresin bashkëpunimet tregtare të tyre me rajonin e Kurdistanit të Irakut, sidomos në fushën e shitjes së naftës dhe në këtë drejtim koordinimet të bëhen vetëm me qeverinë qendrore të Irakut.