Sauditët vazhdojnë vrasjen e civilëve jemenas
Nga sulmet më të fundit të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite kundër Jemenit, janë vrarë 9 civilë jemenas, transmeton agjencia Fars e lajmeve.
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar provincën Sa’ade në veriperëndim të Jemenit ku përveç të vrarëve janë plagosur edhe 4 civilë të tjerë. Duke qenë se gjendja e të plagosurve është e rëndë, pritet të shtohet numri i viktimave të sulmit saudit në Jemen. Të enjten e kaluar gjithashtu Arabia Saudite ka sulmuar disa zona të provincës Sa’ade duke lënë të vrarë 12 civilë mes tyre gra dhe fëmijë. Ndërkohë ushtria dhe forcat popullore të Jemenit në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite kanë sulmuar me predha të tipit Kaher 2M një prej bazave të Arabisë Saudite në rajonin Samate Xhizan në jug të Arabisë Saudite. Burime të ushtrisë së Jemenit kanë thënë se raketat kanë qëlluar me saktësi objektivin duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe në njerëz.