Vazhdon arrestimi dhe ndëshkimi i qytetarëve të thjeshtë në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61121-vazhdon_arrestimi_dhe_ndëshkimi_i_qytetarëve_të_thjeshtë_në_bahrejn
Lëvizja Demokratike dhe e të drejtave të njeriut në Bahrejn njoftoi shtimin e arrestimeve dhe torturimin e fëmijëve në burgjet e këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2017 04:50 Europe/Tirane
  • Vazhdon arrestimi dhe ndëshkimi i qytetarëve të thjeshtë në Bahrejn

Lëvizja Demokratike dhe e të drejtave të njeriut në Bahrejn njoftoi shtimin e arrestimeve dhe torturimin e fëmijëve në burgjet e këtij vendi.

Lëvizja demokracia dhe të drejtat e njeriut në Bahrejn, pasi vuri në dukje se një numër i madh adoleshentës mbahen në burgjet e regjimit al Khalifa deklaroi: autoritetet e regjimit al-Khalifa përkundër normave dhe dispozitave ndërkombëtare lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, u ka hequr të drejtat fëmijëve bahrejnas. Kjo lëvizje thotë se në burgjet e regjimit al-Khalifa mbahen të burgosur fëmijë të moshës nga 5 deri në 18 vjeç dhe shton: këta fëmijë mbahen në burg në kohën kur ndaj tyre nuk ka asnjë akuzë. Këta fëmijë janë të privuar gjithashtu nga arsimimi. Ahmed Safar aktivist i të drejtave të njeriut në Bahrejn ka thënë se në burgjet e regjimit al-Khalifa gjenden më shumë se 200 nxënës të burgosur. Privimi i këtyre fëmijëve që të shkojnë në shkollë vetëm për arsye politike, është veprim i papranueshëm, ka thënë në fjalën e tij z. Safar. Vlen të theksohet se Bahrejni përballet me protesta që prej shkurtit 2011, pasi populli kërkon liri, demokraci, drejtësi, eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e shtetit me votën e lirë të popullit.