Qindra sionistë futen në xhaminë Al Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61177-qindra_sionistë_futen_në_xhaminë_al_aksa
Qindra kolonë sionistë kanë sulmuar dhe janë futur në xhaminë Al Aksa, si dhe kanë thirrur parulla anti-islamike.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 10, 2017 20:00 Europe/Tirane
  • Qindra sionistë futen në xhaminë Al Aksa

Qindra kolonë sionistë kanë sulmuar dhe janë futur në xhaminë Al Aksa, si dhe kanë thirrur parulla anti-islamike.

Kolonët sionistë të mbështetur nga forcat e regjimit sionist kanë sulmuar disa pjesë të xhamisë Al Aksa. Sipas qendrës informative palestineze, kolonët sionistë përveç se kanë sulmuar xhaminë Al Aksa, ata kanë thirrur parulla anti-islamike. Gjithashtu forcat sioniste kanë sulmuar me gaz lotsjellës dhe armë luftarake zonat në veri të qytetit Kods. Në këtë sulm raportohet të jenë plagosur disa palestinezë. Që nga fillimi i Intifadës së Kodsit e deri më tani, 380 palestinezë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.