Përfundon operacioni për çlirimin e qytetit Huvejxha
(last modified Wed, 11 Oct 2017 07:19:07 GMT )
Tetor 11, 2017 09:19 Europe/Tirane
  • Përfundon operacioni për çlirimin e qytetit Huvejxha

Komanda e operacionit për çlirimin e qytetit Huvejxha në perëndim të Kirkukut njoftoi përfundimin e operacionit për çlirimin e këtij qyteti.

Abdulamir Rashid Jarallah, komandat i operacionit në fjalë tha se forcat e ushtrisë ato të ndërhyrjes së shpejtë, forcat speciale të luftës kundër terrorizmit dhe forcat Hashd Shaabi, të mbështetur nga forcat ajrore dhe helikopterët e ushtrisë kanë arritur të çlirojnë qytetin Huvejxha. Abdulamir Rashid Jarallah, komandant i forcave policore federale irakiane ka njoftuar se flamuri irakian është ngritur në kompleksin qeveritar Al Abasije në Huvejxha. Gjatë fazës së dytë të operacionit për çlirimin e Huvejxhas, janë çliruar 10 fshatra strategjikë nga prania e ISIS. Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Irakut të premten kanë filluar fazën e dytë të operacioneve për çlirimin e Huvejxhas në jugperëndim të Kirkukut. Në fazën e parë të operacioneve të forcave irakiane janë çliruar 63 fshatra të këtij rajoni nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut, ka dhënë urdhër për nisjen e fazës së dytë të operacionit për çlirimin e rajonit Huvejxha në provincën Kirkuk në veri të Irakut.

Tags