320 bomba neutralizohen në Ramadi të Irakut
Tetor 11, 2017 16:14 Europe/Tirane
Drejtori i policisë në provincën Anbar njoftoi për veprimet e forcave policore dhe të forcave të ushtrisë irakiane në neutralizimin e 320 bombave të mbetura nga koha sa ky rajon ishte i pushtuar nga ISIS.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Amar Al Mashhadani, të mërkurën në një intervistë me kanalin televiziv irakian Al Masira News, ka thënë: Shpërthimi i këtyre bombave jashtë qytetit Ramadi është kryer me sukses dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm. Al Mashhadani po ashtu deklaroi se të martën është sulmuar një nga selitë e shtabit të Fronti turkmen në lagjen Tarik Bagdad, në qendër të qytetit Kirkuk. Sipas tij, nuk është raportuar për të vrarë apo të lënduar.
Tags