Hakim: Ndarja e Irakut i shërben interesave të Izraelit
Kryetari i Aleancës Kombëtare Irakiane, Amar Hakim, tha se shpërbërja e vendeve arabe dhe islamike dhe konfliktet e brendshme të armatosura në këto vende do t'i shërbenin vetëm interesave të regjimit sionist.
Duke folur mbi referendumin e fundit të rajonit të Kurdistanit, Hakim tha se Bagdadi do ta ndjekë çështjen në mënyrë paqësore dhe përmes procedurave ligjore të bazuara në Kushtetutën e Irakut. Në një deklaratë të lëshuar pas takimit të tij me udhëheqësit e sindikatave tregtare të vendeve arabe, Hakim paralajmëroi kundër komploteve të rrezikshme që kanë shënjestruar botën muslimane. Nga ana tjetër, kryeministri irakian Heidar Abadi deklaroi se ushtria irakiane nuk do të përdoret kundër popullit kurd. "Ne nuk do të përdorim ushtrinë kundër popullit dhe nuk do të luftojmë kundër kurdëve," tha kryeministri Abadi, duke shtuar se forcat e armatosura të Irakut ishin të përkushtuara vetëm për garantimin e sigurisë publike brenda Irakut dhe mbrojtjen e vendit nga kërcënimet e jashtme.