Plagosen pesë palestinezë nga okupatorët në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61423-plagosen_pesë_palestinezë_nga_okupatorët_në_gaza
Gjatë sulmeve të ushtarakëve sionistë në drejtim të palestinezëve në afërsi të Rripit të Gazës, janë plagosur të paktën pesë palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2017 09:57 Europe/Tirane
  • Plagosen pesë palestinezë nga okupatorët në Gaza

Gjatë sulmeve të ushtarakëve sionistë në drejtim të palestinezëve në afërsi të Rripit të Gazës, janë plagosur të paktën pesë palestinezë.

Agjencia e lajmeve zyrtare e Palestinës ka njoftuar se forcat e ushtrisë sionist të premten në mbrëmje janë përleshur me palestinezët në linjat kufitare në lindje të dy kampeve të refugjatëve në lindje dhe veri të Rripit të Gazës.  Në përleshjet në kampin Al-Barixh ushtarët sionist kanë plagosur dy palestinezë dhe disa të tjerë janë lënduar nga gazi lotsjellës. Tre të rinj palestinezë janë plagosur nga ushtarakët sionist në lindje të qytezës Xhebalia. Ndërkohë Qendra Informative e Palestinës ka raportuar se zyra e OKB për koordinimin e çështjeve njerëzore në Palestinë ka njoftuar për martirizimin e 23 palestinezëve në mesin e tyre 6 fëmijë gjatë muajve të fundit.