Vriten dhjetëra ushtarë sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61449-vriten_dhjetëra_ushtarë_sauditë
Dhjetëra ushtarë sauditë dhe mercenarë të tyre u vranë në sulme nga predhat e artilerisë së ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit në provincat Asir, Xhizan dhe Naxhran,  në Arabinë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 14, 2017 16:07 Europe/Tirane
  • Vriten dhjetëra ushtarë sauditë

Dhjetëra ushtarë sauditë dhe mercenarë të tyre u vranë në sulme nga predhat e artilerisë së ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit në provincat Asir, Xhizan dhe Naxhran,  në Arabinë Saudite.

Siç njoftoi kanali televiziv jemenas Al Masira, një numër i madh i trupave saudite u vranë në sulmet e artilerisë së ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit në vendtubimet e tyre në pjesën lindore të rajoni Rabuh në provincën Asir, në jug të Arabisë Saudite dhe dy mercenarë sauditë u vranë nga snajperët e Jemenit pranë pikëkalimit Alab në po këtë provincë. Forcat e Armatosura jemenase bombarduan pozicionet e ushtrisë saudite dhe të mercenarëve të saj në bazën ushtarake të Hamamës afër pikëkalimeve Alab dhe "Sobhtil". Ushtria jemenase dhe forcat popullore lëshuan gjithashtu një numër të raketave Katiusha në bazat e trupave saudite në zonën ushtarake Kazi në provincën Xhizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite, duke vrarë dhjetëra ushtarë sauditë dhe mercenarë të tyre.