Iraku: Prania e PKK në Kirkuk është shpallje e luftës
(last modified Sun, 15 Oct 2017 19:08:46 GMT )
Tetor 15, 2017 21:08 Europe/Tirane
  • Iraku: Prania e PKK në Kirkuk është shpallje e luftës

Qeveria e Irakut ka akuzuar autoritetet e qeverisë rajonale të Kurdistanit për sjelljen e militantëve nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që është një grup i jashtëligjshëm në Turqi, në provincën e diskutueshme naftëmbajtëse Kirkuk, duke thënë se Bagdadi e konsideronte këtë veprim si një "deklaratë lufte".

Këshilli i Sigurimit Kombëtar i Irakut, i kryesuar nga kryeministri Heider Abadi, tha në një deklaratë të dielën se prania e "luftëtarëve që nuk i përkisnin forcave të rregullta të sigurisë në Kirkuk" ishte një "përshkallëzim i rrezikshëm" i tensioneve. "Është e pamundur të heshtësh" kur përballesh me "një deklaratë lufte ndaj irakianëve dhe forcave qeveritare", thuhet në deklaratë duke shtuar: "Qeveria qendrore dhe forcat e rregullta irakiane do të kryejnë detyrën e tyre për të mbrojtur popullin irakian në të gjitha komponentët e tij duke përfshirë edhe kurdët, si dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe unitetin e Irakut ". Qeveria e Irakut ka thënë se do të kërkojë të vendosë autoritetin e saj mbi Kirkuk dhe rajone të tjera të diskutueshme. Deklarata erdhi vetëm disa orë përpara skadimit të një afati kohor për luftëtarët kurdë Peshmerga qëtë tërhiqen nga zonat strategjike në Kirkuk. Luftëtarët kurdë kanë hedhur poshtë thirrjen e qeverisë irakiane për t'u tërhequr nga një vend strategjik në rajonin jugor të Kirkukut. Më parë të dielën, një zyrtar i sigurimit kurd njoftoi se luftëtarët Peshmerga nuk u tërhoqën nga një kryqëzim kyç në jug të Kirkukut. Zyrtarët kurdë të Irakut mohuan se militantët e PKK ishin të pranishëm në Kirkuk. "Nuk ka forca të PKK në Kirkuk, por ka disa vullnetarë që simpatizojnë PKK-në", tha gjenerali Xhabar Javer, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë Peshmerga të Rajonit të Kurdistanit të Irakut. Tensionet janë ndezur edhe më shumë mes qeverisë qendrore në Bagdad dhe Rajonit të Kurdistanit të Irakut pas një referendumi të diskutueshëm të kohëve të fundit mbi shkëputjen e rajonit.

 

 

Tags