Jemenasit sulmojnë bazat saudite në Nexhran
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61527-jemenasit_sulmojnë_bazat_saudite_në_nexhran
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar bazat Rexha, Makhruk Sagir, Fuaz, Mustadeth Makhurk të provincës Nexhran në jug të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 16, 2017 05:38 Europe/Tirane
  • Jemenasit sulmojnë bazat saudite në Nexhran

Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar bazat Rexha, Makhruk Sagir, Fuaz, Mustadeth Makhurk të provincës Nexhran në jug të Arabisë Saudite.

Sipas agjencisë Al Alam të lajme me dhjetëra ushtarakë të Arabisë Saudite janë vrarë në operacionet e ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit në rajonin Nexhran në jug të Arabisë Saudite. Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit dje kanë kryer një operacion kundër forcave saudite në rajonin Nexhran duke i sulmuar këto forca me raketa anti tank. Në këtë operacion janë vrarë 10 ushtarë të Arabisë Saudite në afërsi të bazës ushtarake Rexha të rajonit Nexhran. Ndërsa 4 ushtarë të tjerë sauditë janë vrarë në një sulm të ushtrisë jemenase në pikën kufitare Hadhera po në rajonin Nexhran. Ky operacion ishte përgjigje ndaj krimeve të Arabisë Saudite në agresionin e saj ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen.