Gjykata e Lartë e Irakut shkarkon kryebashkiakun e Kirkukut
Gjykata administrative e Irakut me anë të një vendimi, ka konfirmuar shkarkimin e kryebashkiakut të Kirkukut.
Kanali televiziv Al-Sumerija News njoftoi shkarkimi i Naxhmudin Kerim, kryebashkiaku i Kirkukut, është bërë nga ana e Parlamentit të Irakut, ndërsa kësaj radhe edhe Gjykata e Lartë e këtij vendi ka lëshuar vendimin për shkarkimin e tij. Disa ditë më parë Rakan Al-Xhaburi u emërua kryebashkiak i përkohshëm i ri i Kirkukut. Pas zhvillimit të referendumit për pavarësinë e rajonit të Kurdistanit më 25 shtator në provincën Kirkuk të Irakut, Parlamenti i Irakut ka shkarkuar kryebashkiakun e Kirkukut dhe më pas Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, emëroi Rakan Al-Xhaburi, zëvendësin e tij që të shërbejë në mënyrë të përkohshme në postin e kryetarit të kësaj province.