Forcat bahrejnase sulmojnë burgun Xhu
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61653-forcat_bahrejnase_sulmojnë_burgun_xhu
Aktivistë të të drejtave të njeriut në Bahrejn në rrjetet sociale dhe internet kanë publikuar pamje nga sulmet e forcave Al Khalifa ndaj burgut Xhu në Bahrejn.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 19, 2017 09:12 Europe/Tirane
  • Forcat bahrejnase sulmojnë burgun Xhu

Aktivistë të të drejtave të njeriut në Bahrejn në rrjetet sociale dhe internet kanë publikuar pamje nga sulmet e forcave Al Khalifa ndaj burgut Xhu në Bahrejn.

Kanali televiziv Perla i Bahrejnit vë në dukje se forcat e regjimi Al Khalifa në burgun Xhu kanë sulmuar pjesëtarët dhe krerët e njohur të lëvizjes revolucionuare 14 shkurti. Aktivistët bahrejnas prej 7 muajsh janë futur në grevë për shkak të kushteve të rënda dhe masave të ashpra të vendosura në burgun Xhu. Në Bahrejn ndodhen 4 mijë të burgosur të cilët vazhdimisht përballen me aktet hakmarrëse të forcave të regjimit Al Khalifa. Regjimi Al Khalifa i Bahrejnit prej 14 shkurtit të vitit 2011 përballet me protestat popullore të popullit i cili kërkon liri, demokraci, eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e shtetit me votën e popullit.