24 gazetarë palestinezë në burgjet e regjimit sionist
Qendra për mbështetjen e të burgosurve palestinezë ka raportuar se numri i gazetarëve palestinezë në burgjet e regjimit sionist ka arritur në 24 persona.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se qendra për mbështetjen e të burgosurve palestinezë të mërkurën me anë të një deklarate, ka bërë të ditur se gjykatat izraelite kanë lëshuar verdikte në dënim të gjashtë gazetarëve palestinezë dhe gazetari më i vjetër palestinez në burgjet e regjimit sionist është Mahmud Isa Musa i cili që nga viti 1993 ndodhet në burg. Komiteti për mbështetjen e gazetarëve palestinezë më parë ka deklaruar se arrestimi dhe burgosja e gazetarëve dhe e drejtuesve të mediave palestineze nga ana e regjimit sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan është shtuar në masë të madhe që nga fillimi i vitit 2017. Komiteti për mbështetjen e gazetarëve palestinezë theksoi se regjimi sionist duke zbatuar politikat si arrestimi administrativ dhe zgjatje e këtij arrestimi, pa kurrfarë gjykimi po mban në burg në mënyrë të paligjshme gazetarët palestinezë.