Shtohet numri i personave të infektuar me kolerën në Jemen
Ministria e Shëndetësisë së Jemenit ka njoftuar për shtimin e numrit të personave të infektuar me kolerën në këtë vend duke arritur në mbi 800 mijë persona dhe vdekja si pasojë kësaj sëmundje ka shkuar në mbi 2000 persona.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Jemenit vuri në dukje se si pasojë e vazhdimit të bllokadës së hekurt kundër këtij vendi, numri i viktimave ka shkuar në 14 mijë persona dhe deklaroi: "Agresorët po mbajnë disa muaj në Xhibuti medikamentet e dërguar për Jemenin dhe si pasojë e kësaj vonese medikamenteve po u kalon afati i përdorimit". Gjithashtu sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë së Jemenit, dëmet e shkaktuara nga agresioni ushtarak kundër Jemenit në sektorin e shëndetësisë janë mbi 8 miliardë rial jemenas. Ndërkohë një funksionar i sektorit të hartimeve të programeve në Ministrinë e Arsimit të Lartë të Jemenit gjithashtu ka deklaruar se dëmet e shkaktuara nga agresorët në sektorin e arsimit të këtij vendi janë mbi 220 miliardë rial jemenas. (1000 rial jemenas bëjnë 4 dollar). Nga ana tjetër Ismail Ould Sheikh, i dërguari special i OKB për çështjen e Jemenit, në kuadër të raundit të ri të përpjekjeve për rifillimin e negociatave për paqe në Jemen të cilat janë ndërprerë gati një vit më parë, të premten ka shkuar në Riad të Arabisë Saudite.