Në Arabinë Saudite krijohet një organizatë inteligjente sekrete
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61727-në_arabinë_saudite_krijohet_një_organizatë_inteligjente_sekrete
Qarqet diplomatike perëndimor kanë njoftuar për paraqitjen e një organizate të re dhe sekrete të sigurisë dhe inteligjencës në arenën politike të Arabisë Saudite.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 21, 2017 16:11 Europe/Tirane
  • Në Arabinë Saudite krijohet një organizatë inteligjente sekrete

Qarqet diplomatike perëndimor kanë njoftuar për paraqitjen e një organizate të re dhe sekrete të sigurisë dhe inteligjencës në arenën politike të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gazet "Ra'yul-Jeum" në një raport të saj ka shkruar se një organizatë e re e sigurisë dhe inteligjencës është themeluar në Arabinë Saudite që ka për detyrë të mbledhë informacione në lidhje me kundërshtarët e Muhamed bin Selman, trashëgimtarit të Fronit Mbretëror, brenda dhe jashtë Arabisë Saudite dhe t'ia dorëzojë vetëm atij dhe të afërmeve të tij. Sipas    qarqeve diplomatike perëndimore, trashëgimtari i Fronit Mbretëror të Arabisë Saudite larg syve të Ministrisë së Brendshme dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Arabisë Saudite, ka marrë përsipër drejtimin e një organizate të re të sigurisë dhe inteligjencës në këtë vend e cila administrohet në formë jo të përqendruar. Kjo organizatë gëzon kushte dhe potenciale të gjera të cilat janë më të larta se sa strukturat administrative.