Sekretari amerikan i shtetit takohet me mbretin e Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61763-sekretari_amerikan_i_shtetit_takohet_me_mbretin_e_arabisë_saudite
Sekretari amerikan i shtetit dhe mbreti i Arabisë Saudite të dielën kanë zhvilluar një takim ku kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 22, 2017 16:16 Europe/Tirane
  • Sekretari amerikan i shtetit takohet me mbretin e Arabisë Saudite

Sekretari amerikan i shtetit dhe mbreti i Arabisë Saudite të dielën kanë zhvilluar një takim ku kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, të shtunën në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme, ka shkuar në Arabinë Saudite dhe sot është takuar me mbretin e Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz.  Disa media arabe kanë raportuar se qëllimi i vizitës së shefit të DASH në Riad, janë bisedimet në lidhje me krizën në vendet e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik. Arabia Saudite, EBA, Egjipti dhe Bahrejni në muajin qershor kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre politike dhe tregtare me Katarin për shkak se ky i fundit nuk po ndjek politikë në harmoni me politikat e Arabisë Saudite. Tillersan dhe mbreti Selman në këtë takim kanë biseduar edhe në lidhje me çështjet me interes të përbashkët dhe të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare si ndikimi i Iranit në rajon, kriza e Sirisë dhe e Katarit, etj.. Vizita e Rex Tillerson në Arabinë Saudite është bërë njëkohësisht me vizitën e kryeministrit irakian Hejdar Ebadi në këtë vend dhe agjencia e lajmeve Associated Pres në një analizë të saj, ka shkruar Tillerson do të mundohet të krijojë një aleancë të re mes Arabisë Saudite dhe Irakut për të mbyllur portat e botës arabe për Iranin.