Zëdhënësi i Hashd al-Sha’abit: Amerika të kërkojë falje
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61812-zëdhënësi_i_hashd_al_sha’abit_amerika_të_kërkojë_falje
Zëdhënësi i forcave popullore të Irakut të njohura si Hashd al-Sha'abi duke reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kërkojnë falje ndaj deklaratave të papërgjegjshme të Rex Tillerson në lidhje me forcat popullore të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 23, 2017 18:12 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i Hashd al-Sha’abit: Amerika të kërkojë falje

Zëdhënësi i forcave popullore të Irakut të njohura si Hashd al-Sha'abi duke reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kërkojnë falje ndaj deklaratave të papërgjegjshme të Rex Tillerson në lidhje me forcat popullore të Irakut.

Sekretari i shtetit i SHBA të dielën pas takimit me ministrin e jashtëm saudit, tha se militantët shi’itë që luftuan ISIS-in në Irak, tani e kanë përfunduar misionin dhe duhet të kthehen në vendin e tyre. Sic njofton agjencia e lajmeve Mehr, Ahmed al-Asadi, zëdhënësi i Hashd al-Sha'abit, tha të hënën se deklaratat e Sekretarit të Shtetit për Hashd al-Sha'abin janë të papranueshme dhe të pavlefshme dhe forcat e Hashd al-Sha'abit janë të gjitha pjesë e forcave të armatosura irakiane. Al-Assadi theksoi: "Deklaratat e Tillerson janë pasojë e mungesës së eksperiencës dhe fyerje ndaj gjakut të derdhur në luftën kundër terrorizmit. Të gjithë këshilltarët janë në Irak me dijeni të qeverisë së Irakut dhe qeveria do të kërkojë largimin e tyre pas përfundimit të operacionit kundër terrorizmit".