Hejdar Ebadi: Hashd Shaabi është shpresë për Irakun dhe rajonin
(last modified Tue, 24 Oct 2017 07:11:13 GMT )
Tetor 24, 2017 09:11 Europe/Tirane
  • Hejdar Ebadi: Hashd Shaabi është shpresë për Irakun dhe rajonin

Kryeministri irakian duke reaguar ndaj deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit i cili ka kërkuar largimin e forcave Hashd Shaabi nga Iraku, ka mbështetur edhe një herë forcën popullore të vendit.

Hejdar Ebadi,. Vuri në dukje se forca popullore Hashd Shaabi e Irakut është shpresë për këtë vend dhe rajonin dhe pasi deklaroi se ajo është një organ zyrtar deklaroi forcat Hashd Shaabi kanë luajtur rol të madh në luftën kundër terrorizmit në Irak. Zyra e kryeministri irakian Hejdar Ebadi deklaroi se askush nuk ka të drejtë të marrë vendim mbi Irakun dhe forcat Hashd Shaabi janë forca të të gjithë irakianëve. Forcat Hashd Shaabi janë formuar me dekretin e Ajetollah Sistanit klerikut të njohur shiit irakianin i cili këtë dekret e nxori menjëherë pas pushtimit të Mosulit nga grupi terrorist ISIS në vitin 2014. Parlamenti irakian më 26 nëntor 2016 me shumicë votash mori vendim që forcat Hashd Shaabi të jenë pjesë e forcave të armatosura të Irakut.

Tags