Presidenti i Francës kërkon negociata mes Arbilit dhe Bagdadit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61823-presidenti_i_francës_kërkon_negociata_mes_arbilit_dhe_bagdadit
Presidenti i Francës ka kërkuar nga Arbili dhe Bagdadit që të lënë mosmarrëveshjet anash dhe të fillojnë negociatat si rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 24, 2017 09:58 Europe/Tirane
  • Presidenti i Francës kërkon negociata mes Arbilit dhe Bagdadit

Presidenti i Francës ka kërkuar nga Arbili dhe Bagdadit që të lënë mosmarrëveshjet anash dhe të fillojnë negociatat si rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve.

Kanali televiziv Sumerija News njoftoi se Ammanuel Macron, presidenti i Francës, në një bisedë telefonike me Masud Barzanin, kryetarin e rajonit të Kurdistanit të Irakut, ka shprehur shqetësime në lidhje me ndërlikimin e situatës mes Arbilit dhe Irakut. Macron me këtë rast ka kërkuar nga Arbili dhe Bagdadi që të vetëpërmbahen nga përballja ushtarake dhe të fillojnë negociatat si rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve. Barzani në këtë bisedë telefonike e ka informuar presidentin francez në lidhje me zhvillimet më të fundit mes rajonit të Kurdistanit dhe Irakut. Macron ka deklaruar mbështetjen e vendit të tij ndaj unitetit dhe tërësisë territoriale të Irakut.