Forcat jemenase sulmojnë pozicionet e forcave mercenare saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61824-forcat_jemenase_sulmojnë_pozicionet_e_forcave_mercenare_saudite
Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit gjatë një operacioni kundër pozicioneve të forcave mercenare agresore të Arabisë Saudite, kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra pjesëtar të këtyre forcave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 24, 2017 10:09 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë pozicionet e forcave mercenare saudite

Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit gjatë një operacioni kundër pozicioneve të forcave mercenare agresore të Arabisë Saudite, kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra pjesëtar të këtyre forcave.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat e ushtrisë së Jemenit dhe të rezistencës popullore të këtij vendi kanë sulmuar me artileri pozicionet e forcave ushtarake dhe mercenare të Arabisë Saudite në rajonet Al-Ramda dhe Al-Taval në Xhizan në jug të Arabisë Saudite. Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit gjithashtu në kundërpërgjigje ndaj krimeve të Arabisë Saudite, kanë sulmuar pozicionet e forcave të ushtrisë saudite dhe të forcave mercenare saudite në bazën Al-Favaz dhe Al-Makhruk Al-Kebir në provincën Naxhran. Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit njëkohësisht me këtë kanë sulmuar pozicionet e forcave saudite edhe në lartësitë Raxhal dhe në lindje të Al-Kafal në provincën Naxhran. Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit gjithashtu kanë shkatërruar një autoblindë ushtarak të forcave mercenare saudite në bregdetin Mejdi në provincën Haxhe në perëndim të Jemenit. Ndërkohë trupat e 50 mercenarëve sauditë që janë vrarë në luftime me forcat e ushtrisë dhe të rezistencës jemenase në provincat jugore të Jemenit, janë transferuar në qytetin Aden. Ndërkohë avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjatë orëve të kaluara kanë kryer katër sulme në rajonet Harad dhe Mejdi duke bombarduar vendbanime civile.