Tillerson po ngjitet në pemën e gabuar në Lindjen e Mesme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61833-tillerson_po_ngjitet_në_pemën_e_gabuar_në_lindjen_e_mesme
Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump supozon se çështjet ndërkombëtare mund të zgjidhen përmes shpalljes së strategjive të reja.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 24, 2017 15:22 Europe/Tirane
  • Tillerson po ngjitet në pemën e gabuar në Lindjen e Mesme

Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump supozon se çështjet ndërkombëtare mund të zgjidhen përmes shpalljes së strategjive të reja.

Bazuar në këtë supozim, autoritetet amerikane kanë vizituar Lindjen e Mesme, duke shpresuar që t'i zgjidhin problemet njëra pas tjetrës, por problemet me sa duket janë përkeqësuar. Donald Trump, megjithatë, u kthye tek Iranofobia në mënyrë që të krijojë një armik të ri të përbashkët për shtetet arabe në një përpjekje për t'i bashkuar ato. Presidenti amerikan u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik që të përpiqen të mbrojnë stabilitetin në rajon dhe të kundërshtojnë të ashtuquajturat kërcënime nga Irani. Menjëherë pasi Trump përcaktoi strategjinë e tij të re ndaj Iranit, anëtarët e administratës së tij përveshën mëngët. Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare Herbert McMaster ishte i pari që ndoqi shembullin për të portretizuar Iranin si një kërcënim dhe për të përhapur Iranofobinë. Ai tha se strategjia e re amerikane drejtohet kundër të ashtuquajturave "aktivitete qëllimkëqija të Iranit”, si kundërshtimi i Izraelit, dhe vazhdoi të pohonte se Irani është një kërcënim për transportin në Gjirin Persik dhe një kërcënim për aleatët e SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson ishte një zyrtar tjetër që u bashkua me strategjinë anti-iraniane të Trump. Tillerson nxitoi në rajon për të provuar fatin e tij për të zgjidhur mosmarrëveshjet në Gjirin Persik dhe për të bashkuar shtetet arabe në rajon përmes promovimit të Iranofobisë. Në deklaratat e lëshuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, janë përmendur çështjet si Irani, krizat në Katar, Afganistan dhe Pakistan, por pas vizitës në rajon nga sekretari amerikan i shtetit, sauditët dhe katariotët ende nuk ishin të gatshëm për të negociuar. Kjo i kushton shumë presidentit Trump  i cili është i mendimit se mosmarrëveshja midis Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nga njëra anë dhe Katarit, nga ana tjetër, do të minimizojë rëndësinë e kundërshtimit të Iranit, kështu që Trump dëshiron që ata të negociojnë. Shtetet e Bashkuara, në të njëjtën kohë, po përpiqen të dobësojnë përpjekjet e Iranit për të luftuar terrorizmin në rajon, një çështje që mund të shërbejë si bazë e përbashkët për bashkëpunimin midis Iranit dhe fqinjëve të tij, veçanërisht Irakut. Siç u duk në fjalët e Tillerson, Irani duhet t'i japë fund të ashtuquajturit shfrytëzim të grupeve të armatosura në Irak. Kjo është e kushtueshme për irakianët, tha ai, duke shtuar se ata donin një Irak të qëndrueshëm që nuk është në përputhje me Iranin. Ndërkohë, Tillerson zhvilloi një vizitë në Riad, ku ishte i ftuar edhe kryeministri irakian Heidar Abadi për të formuar një takim trepalësh. Ata u përpoqën shumë të prisnin lidhjet mes Iranit dhe fqinjit të tij perëndimor përmes zgjerimit të bashkëpunimit irakiano-saudit dhe ofrimit të mbështetjes financiare të Arabisë Saudite për Bagdadin. Për të izoluar Iranin, Trump ka nevojë për shtetet arabe. Marrëdhëniet e zbehta Bagdad-Riad, nga njëra anë, dhe kriza e Katarit, nga ana tjetër, do të jenë pengesa në rrugën e tij. Prandaj, Tillerson tregoi mbështetjen e SHBA për marrëdhëniet Bagdad-Riad dhe u përpoq për të zvogëluar mosmarrëveshjet dypalëshe. Duke reaguar ndaj përpjekjeve të reja të sekretarit të DASH për të krijuar një front të ri kundër Iranit në Lindjen e Mesme, ministri i Jashtëm iranian deklaroi se Tillerson, ashtu si paraardhësit e tij, “po ngjitet në pemën e gabuar në Lindjen e Mesme”. Shefi i diplomacisë iraniane z. Muhamed Xhevad Zarif tha se është e qartë se politika e jashtme e SBA po diktohet nga petrodollarët dhe se “qeveria amerikane dëshmoi se nuk di asgjë rreth realiteteve ndërkombëtare”.