Shtyhet vendimi për gjykimin e Nabil Rexhep në Bahrejn
Regjimi al Khalifa i Bahrejnit edhe njëherë ka shtyrë datën e organizimit të gjyqit të Nabil Rexhep, kreut të qendrës për të drejtat e njeriut në Bahrejn.
Autoritetet gjyqësore të regjimit Al Khalifa kanë bërë të ditur për rifillimin e gjykimit të Nabil Rexhep, kryetarit të qendrës për të drejtat e njeriut në Bahrejn, duke filluar nga dita e hënë dhe kanë deklaruar se seanca e radhës do të zhvillohet më 21 dhjetor. Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se prokuroria e regjimit Al Khalifa ka marrë vendim për vazhdimin e arrestit të Nabil Raxhab. Nabil Raxhab është akuzuar për publikimin e lajmeve të pavërteta gjatë intervistave televizive që ka bërë në vitin 2014 dhe 2015. Regjimi Al Khalifa gjithashtu ka ndaluar veprimtarinë dhe publicitetin e Nabil Rexhep. Sipas qendrës për të drejtat e njeriut të Bahrejnit, akuzat kundër Nabil Rexhep janë të lidhura me publikimet e tij në Twitter rreth torturave në burgun qendror Xho dhe me kritikat e tij ndaj sulmeve të sauditëve kundër Jemenit në vitin 2016.