Shtohen mosmarrëveshjen në rrethin e Barzanit
(last modified Thu, 26 Oct 2017 07:55:02 GMT )
Tetor 26, 2017 09:55 Europe/Tirane
  • Shtohen mosmarrëveshjen në rrethin e Barzanit

Burimet nga rajoni i Kurdistanit të Irakut njoftuan për shtimin e mosmarrëveshjen në rrethin familjar të Masud Barzanit kryetar i rajonit të Kurdistanit.

Për momentin Masud Barzani ka një mosmarrëveshje të gjatë me Nicervan Barzanin i cili është kundër organizimit të referendumit dhe është pro afrimit të marrëdhënieve me Bagdadin nëpërmjet bisedimeve. Nicervan Barzani e konsideron të domosdoshme dërgimin e një delegacioni kurd në Bagdad për nisjen e bisedimeve për zgjidhjen e problemeve. Sipas tij dërgimi i delegacionit për bisedime është i domosdoshëm edhe për faktin se Rex Tillerson gjatë vizitës në Irak nuk ka vizituar Erbilin qendrën e Kurdistanit të Irakut. Pas organizimit të referendumit më 25 shtator, rajoni i Kurdistanit të Irakut është përballur me probleme serioze në marrëdhëniet me Bagdadin zyrtar. Masud Barzani dhe 2 zv/presidentët e Irakut u takuan në kuadër të ceremonisë mortore të Xhelal Talebanit ish president i Irakut. Ata kanë rënë dakord për nisjen e bisedimeve të Erbilit dhe Bagdadit për zgjidhjen e  mosmarrëveshjeve të krijuara pas organizimit të referendumit separatist. Më herët Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut kishte deklaruar se kushtetuta është referenca bazë në bisedimet më rajonin e Kurdistanit të Irakut. Ditën e premte ministria e jashtme e Irakut gjithashtu u ka kërkuar Iranit dhe Turqisë që të mbyllin kufijtë e tyre me Kurdistanin dhe të pezullojnë tregtinë e naftës me këtë rajon.