Talebani: Masud Barzani përgjegjës për krizën aktuale në Kurdistanin e Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61913-talebani_masud_barzani_përgjegjës_për_krizën_aktuale_në_kurdistanin_e_irakut
Zv/sekretari i përgjithshëm i Unionit Atdhetar të Kurdistanit të Irakut ka deklaruar se Masud Barzani, kryetari i rajonit të Kurdistanit, është përgjegjës për krizën aktuale në veri të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 27, 2017 09:49 Europe/Tirane
  • Talebani: Masud Barzani përgjegjës për krizën aktuale në Kurdistanin e Irakut

Zv/sekretari i përgjithshëm i Unionit Atdhetar të Kurdistanit të Irakut ka deklaruar se Masud Barzani, kryetari i rajonit të Kurdistanit, është përgjegjës për krizën aktuale në veri të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Bula Talebani, zv/sekretari i përgjithshëm i Unionit Atdhetar të Kurdistanit, tha se Masud Barzani është përgjegjës për pasojat negative të organizimit të referendumit polemik për pavarësinë e Kurdistanit të Irakut dhe shpresoi se ai do të tërhiqet nga posti i kryetarit të këtij rajoni. Bula Talebani përçarjet e brendshme në rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe shtimin e mosmarrëveshjes mes Bagdadit dhe Arbilit i konsideroi prej pasojave negative të organizimit të referendumit për pavarësi dhe deklaroi: “Këto pasoja janë rezultat i mungesës së maturisë tek drejtuesit e pushtetit lokal të rajonit Kurdistanit. Zv/sekretari i përgjithshëm i Unionit Atdhetar të Kurdistanit në vazhdim kujtoi deklaratat e Masud Barzanit para organizimit të referendumit i cili kishte thënë se do të pranojë përgjegjësinë për pasojat negative të këtij veprimi, ndërsa tha se Barzani tani duhet të marrë mbi supe përgjegjësinë e rëndë të krizës aktuale dhe të krijojë kushtet e përshtatshme që subjektet e tjera politike të luajnë rolin e tyre në mënyrë të drejtë.