Abadi urdhëron forcat irakiane të ndalin operacionin në Kurdistan
(last modified Fri, 27 Oct 2017 16:58:26 GMT )
Tetor 27, 2017 18:58 Europe/Tirane
  • Abadi urdhëron forcat irakiane të ndalin operacionin në Kurdistan

Kryeministri irakian urdhëroi që për 24 orë të ndalet misioni i forcave irakiane në zonat e kontestuara me rajonin e Kurdistanit të Irakut.

Në deklaratën e kryeministrit irakian Heidar Abadi thuhet: “Qëllimi i ndalimit të këtij misioni është që një ekip i përbashkët i specializuar i forcave federale dhe atyre kurde të shqyrtojë zonën për vendosjen e menjëhershme të forcave federale të Irakut në të gjitha rajonet e diskutueshme, si dhe në kalimin kufitar Feish Khabur dhe në kufijtë ndërkombëtarë. Ndërkohë, forcat irakiane dhe ato kurde, Peshmerga, kanë arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund luftimeve në Irakun verior. Marrëveshja për armëpushim vlen për të gjitha frontet e luftës. Forcat qeveritare të Irakut kishin nisur një ofensivë më 16 tetor, si përgjigje ndaj referendumit për pavarësi nga rajoni i Kurdistanit. Ofensiva synonte të mposhtte terroristët, të shpallur si të tillë nga qeveria qendrore e Irakut. Provinca ku ishin zhvilluar luftimet, Kirkuk tashmë është nën kontroll të forcave irakiane.

 

Tags