Jemeni rrëzon një avion Typhoon të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61927-jemeni_rrëzon_një_avion_typhoon_të_arabisë_saudite
Njësiti i mbrojtjes ajrore të Jemenit ka rrëzuar një avion të tipit Typhoon të Arabisë Saudite, në kohën kur avioni ishte duke fluturuar mbi qiellin e zonës 9 të kryeqytetit Sana.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 28, 2017 05:33 Europe/Tirane
  • Jemeni rrëzon një avion Typhoon të Arabisë Saudite

Njësiti i mbrojtjes ajrore të Jemenit ka rrëzuar një avion të tipit Typhoon të Arabisë Saudite, në kohën kur avioni ishte duke fluturuar mbi qiellin e zonës 9 të kryeqytetit Sana.

Burimet e ushtrisë jemenase njoftojnë se avioni është rrëzuar me një raketë tokë-ajër. Avionët luftarakë Typhoon konsiderohen ndër avionët më të fuqishëm prej të cilëve 72 janë në përdorim nga ushtria e Arabisë Saudite. Kolonel Ibrahim Shami, komandant i forcave ajrore të Jemenit ka thënë se situata e hapësirës ajrore të Jemenit është duke ndryshuar dhe armiku duhet të marrë seriozisht paralajmërimet e Jemenit. Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika dhe disa vende arabe të rajonit, prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr Mansur Hadi. Sulmet e Arabisë Saudite në Jemen, kanë lënë të vrarë mbi 13 mijë persona, kanë plagosur me mijëra dhe shpërngulur me miliona të tjerë, ndërkohë që duke shkatërruar infrastrukturën e këtij vendi janë bërë shkak për përhapjen e sëmundjes së kolerës në Jemen.