Arrestohen disa palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61942-arrestohen_disa_palestinezë_në_bregun_perëndimor_të_lumit_jordan
Forcat ushtarake okupatore të regjimit sionist kanë sulmuar disa rajone në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë arrestuar disa palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2017 10:56 Europe/Tirane
  • Arrestohen disa palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan

Forcat ushtarake okupatore të regjimit sionist kanë sulmuar disa rajone në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë arrestuar disa palestinezë.

Faqja informative Al-Ahd njoftoi se gjatë sulmit të kryer në orët e para të ditës së shtunë nga forcat ushtarake sioniste në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, kanë shpërthyer përleshje mes palestinezëve dhe forcave ushtarake sioniste. Gjatë kësaj përleshje janë arrestuar pesë palestinezë. Vlen të theksohet se regjimi sionist për arritjen e qëllimeve të tij barbare, në mënyrë të vazhdueshme sulmon rajonet e ndryshme të Palestinës dhe arreston banorët palestinezë.