Shpërngulen qindra familje të krishtera në veri të provincës Ninva
Këshilltari për çështje të komunitetit të krishterë në provincën Ninva në veri të Irakut, ka deklaruar se sulmet e forcave Pishmarga në verilindje të provincës Ninva, ka shkaktuar shpërnguljen e qindra familjeve të krishtera nga shtëpitë e tyre.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Darid Hekmat, këshilltari për çështje të komunitetit të krishterë në provincën Ninva të Irakut, të premten ka thënë se disa rajone në provincën Ninva janë sulmuar me predha nga forcat Pishmarga të kurdëve. Hekmat shtoi se qindra persona të komunitetit të krishterë banorë të rajonit Tel Askaf në afërsi të Mosulit disa ditë më parë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të forcave Pishmarga. Ndërkohë zyra e Hejdar Ebadi, kryeministrit të Irakut, të premten me anë të një deklarate, ka kërkuar nga forcat irakiane që të ndërpresin operacionet e tyre për 24 orë dhe të krijojnë kushtet për krijimin e një ekipi teknik të përbashkët mes forcave federale dhe forcave të rajonit të Kurdistanit të Irakut.