Masud Barzani dorëzon në parlament kërkesën për dorëheqje
(last modified Sun, 29 Oct 2017 06:56:52 GMT )
Tetor 29, 2017 07:56 Europe/Tirane
  • Masud Barzani dorëzon në parlament kërkesën për dorëheqje

Burimet kurde njoftuan se Masud Barzani, kryetar i rajonit të Kurdistanit të Irakut, i ka parashtruar parlamentit lokal të këtij rajoni kërkesën për dorëheqje nga posti i kryesisë së rajonit të Kurdistanit.

Xhafar Imenki, zv/kryetar i parlamentit lokal të rajonit të Kurdistanit të Irakut deklaroi se Masud Barzani ka parashtruar kërkesë për dorëheqje dhe çështja e tij do të analizohet sot nga parlamenti. Imenki shtoi se Barzani do të vazhdojë të jetë një prej liderëve kryesorë politikë të rajonit të Kurdistanit dhe ai mund të vazhdojë aktivitetin e vet politik. Imenki shtoi se kompetencat e Barzanit do të ndahen mes 3 pushteteve në rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe kompetencat më të shumta do t’i kalojnë Nicervan Barzanit si kryeministër i zyrës lokale të rajonit të Kurdistanit. Mirëpo kryesia e rajonit të Kurdistanit do të vazhdojë të jetë në kompetencë të vetë Masud Barzanit. Më herët partia Demokratike e Kurdistanit të Irakut kishte deklaruar se mandati i kryesisë së Masud Barzanit përfundon në fund të tetorit dhe rajoni i Kurdistanit duhet të mbajë zgjedhje për zgjedhjen e kryetarit të ri. Ndërkohë tre parti kryesore opozitare në rajonin e Kurdistanit, kanë kërkuar shpërbërjen e zyrës lokale të rajonit të Kurdistanit dhe krijimin e një qeveri tranzicioni pas bisedimeve me Bagdadin zyrtar.